Erjon Bogdani drejt Katanias, Kievo në kërkim të një zëvendësuesi
Tashmë Erjon Bogdani është kthyer në një çështje mes dy klubeve të Serisë A Kievos që zotëron kartonin e futbollistit dhe Katanias që e kërkon me ngulm ta afrojë në skuadër. Prej ditësh emri i sulmuesit të Kombëtares Shqiptare të futbollit është në qendër të merkatos dhe të mediave italiane.
Katania që e kërkon me ngulm ku Bogu pëlqehet shumë nga trajneri Sinisha Mihajlovic ndërsa Kievo që vazhdon të përsërisë se nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin e saj.
Drejtori Sportiv i Kievos Giovani Sartori vetëm dje ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë takim me përfaqësuesit e Katanias dhe se asnjë nga këtër sulmuesit që ka Kievo nuk do të largohen. Me këtë deklaratë skuadra venete e heq nga merkato Bogdanin, por në mediat italiane bëhet e ditur se Katania vazhdon sulmin për sulmuesn shqiptar.
Sipas "La Gazeta Dello Sport" skuadra siçiliane i ka ofruar Kievos sulmuesin Plasmati dhe një tjetër lojtar Rikiuti ndërsa Kievo i ka kërkuar sulmuesin Morimoto. Kjo do të thotë që për Kievon Bogdani edhe mund të largohet, por skuadra kërkon një zevendësues të denjë. Oferta që i kishte bërë paraprakisht Katania Bogdanit ishte e pëlqyeshme për të dhe priten zhvillime të reja nga sulmuesi i Kombëtares i cili me shumë mundësi mund të ndërrojë skuadër.