E Diel, 1 Nëntor 2026

Erjon Bogdani në fushë, fatsjellës për Kievon

Rikthimi i Erjon Bogdanit si titullar, koincidon edhe më një periudhë të suksesshme për Kievos së tij. Veronezët kanë mundur dje 1-0 Palermon, duke shënuar kështu një tjetër fitore të rëndësishme në këtë sezon, pasa asaj ndaj Lacios (3-0) javën e kaluar, ku bomberi shqiptar shënoi edhe një gol. Në ndeshjen e djeshme, trajneri Mimo Di Karlo i ka besuar Bogdanit bluzën e titullarit. Gjatë ndeshjes, sulmuesi shqiptar ka pasur edhe një rast të mirë për të shënuar, por është treguar i pasaktë. Bogdani është zëvendësuar në minutën e 86 nga trajneri Di Karlo, vendin e tij e ka zënë Langela. Goli i Luçianos ka rezultuar vendimtar në këtë takim, që do të fitojë 1-0 nga Kievo. Ka qenë pikërisht ky rezultat, ai që ka konfirmuar edhe njëherë faktin se prania e Bogdanit në fushë është fatsjellëse për Kievon. Gjithsesi, bomberi kuqezi këtë fundjavë do të jetë i detyruar t‘i ndjekë nga ekrani ndeshjet e Shqipërisë ndaj Danimarkës dhe Hungarisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›