E Diel, 1 Nëntor 2026

Skocia i kërkon Rudi Vatës të spiunojë Shqipërinë

Përveç përballjes së Kombëtares kuqezi ndaj Hungarisë, Shqipëri-Skoci e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian 2011 në Danimarkë për U-21, do të jetë sfida e vogël e kësaj të shtune futbollistike shqiptare. Ndërsa kanë ngelur edhe pesë ditë nga kjo ndeshje e djemve të trajnerit Artan Bushati, kundërshtarët kanë filluar të mendojnë për fluturimin transit në drejtim të Shqipërisë, cili duket se do të jetë i lodhshëm për ta. Federata skoceze u refuzoi dhënien e 30 mijë sterlinave për një çarter dhe tashmë atyre do t‘ju duhet të ndërrojnë tre avionë. "Grumbullimi po ecën mirë dhe unë jam i kënaqur me mënyrën se si po stërvitemi", tha dje trajneri i skocezëve, Billi Stark. Udhëtimi është vetëm një nga problemet e skocezëve para sfidës me shqiptarët e panjohur për ta. Problemi më i madh është mungesa e lojtarëve në eksperiencë në përfaqësuesen e Stark, i cili për shkak të mungesave ka marrë disa futbollistë nga U-19. Gjithsesi, trajneri skocez ka kërkuar informacione për Shqipërinë nga ish-futbollisti shqiptar i Sëlltikut, Rudi Vata. "E kam takuar një herë Rudi Vatën, që menaxhon dy futbollistë të tyre, por është e vështirë të marrësh informacion, pasi ata kanë lojtarë të rinj. Kam mësuar se Shqipërinë është një kundërshtar potencial dhe të vështirë", përfundoi Stark.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›