Erjon Bogdani nje prej te papriturave
Erjon Bogdani eshte cilesuar si nje prej te papriturave te ketyre javeve te para ne Serine A. Edhe pse militon prej nje dekade ne futbollin italian zbarkoi ne vitin 2000 te Rexhina deri me tani sulmuesi shqiptar nuk vleresohej asnjehere si vendimtar per skuadrat ku luante mbi te gjitha ne elite. Por gjate ketij sezoni te Cezena gjerat kane ndryshuar. Bogdani mbetet protagonisti kryesor i Hirushes se ketij edicioni. Ne moshen 33-vjecare kur Kievo e lejoi te largohej si i panevojshem kuqeziu u kerkua me force nga trajneri Fikadenti i cili kishte kujtime te bukura nga Er-Bomber kur ndodheshin te Verona ne sezonin 2004-2005 17 gola ne Serine B sezoni me i mire ne Itali. Ne 8 jave Bogdani ka realizuar 3 gola aq sa kishte shenuar ne 42 ndeshje me Kievon ne dy vitet e fundit.