Albanologet e Prishtines diskutim mbi standardin
Pasi kane refuzuar pranine ne konferencen shkencore Shqipja ne etapen e sotme politika e pasurimit dhe e permiresimit te standardit e cila do te organizohet nga Qendra e Studimeve Albanologjike ne Ditet e Albanologjise me 15 dhjetor ne Tirane albanologet e Prishtines po organizojne nje aktivitet te tyrin. Manifestimi shkencor Java e Albanologjise qe organizohet ne Institutin Albanologjik te Prishtines ka ftuar rreth 100 albanologe nga trevat mbareshqiptare. Ne kete veprimtari jane nderfutur te gjitha deget e ketij institucioni shkencor dega e Folklorit dega e Etnologjise dega e Historise dega e Gjuhesise dega e Letersise. Dega e Gjuhesise eshte caktuar te debatoje pikerisht per temen Zhvillimi i shqipes standarde thuajse e ngjashme me ate qe do te trajtohet ne Tirane dega e Letersise debaton rreth temes Letersia shqipe pas renies se Murit te Berlinit ajo e Historise Kryengritjet shqiptare te vitit 1910 dega e Folklorit Folklori krijimtaria gojore dhe vlerat kulturore ndermjet tradites dhe globalizimit ndersa dega e Etnologjise diskutoi per temen Qasjet etnologjike dhe kulturore shqiptare. Mediat kosovare kane shkruar se ne kete takim mungojne emrat e albanologeve me te njohur duke theksuar se aktiviteti nderkombetar Java e albanologjise do ti kushtoje institucionit rreth pesembedhjete mije euro dhe do te financohet nga buxheti i ndare nga Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjise si dhe nga te ardhurat vetjake te Institutit Albanologjik.