Erjon Braçe: Më rrahu Berisha në vitin 1996-FOTO
TIRANË-Është dashur fushata elektorale që kandidatë për deputetë të tregojnë dhe ngjarje nga eksperienca, si në rastin e z.Erjon Braçe.
Deputet në disa legjislatura në Parlament, Braçe sot kandidon në qarkun e Fierit për Partinë Socialiste, por nuk harron ngjarjet që sipas tij kanë ndodhur në Berat. Sipas Braçes, pre e dhunës gjatë grabitjes së zgjedhjeve nga Berisha, ranë dhe komisionerë, votues e deputetë.
“26 Maj 1996! Kështu hyra në Parlament! Si plot socialistë të tjerë në Beratin tim: I masakruar! Sali Berisha kreu një KRIM:
Vodhi zgjedhjet! Rrahu komisionere, votues e deputete!”, shkruan Braçe në rrjetin social "Facebook" duke postuar dhe një foto.
Më tej ai citon dhe një paralajmërim për ata që do të duan të prekin votat që do fitojë ai në Fier.
“Nuk ka ndryshuar asgjë në qellimet e tij! Eshtë po ai! Janë po ata! Tani kanë edhe paratë! Përballe kam njërin prej tyre.
Po bëj vetëm një paralajmërim: Unë nuk i prek votën kujt! as për ta vjedhur, as për ta blerë! Poooor, kush do prekë votën e atyre që duan të besojnë tek unë, tek PS, më 23 Qershor, do marrë një pergjigje ekzemplare, pavaresisht pushtetit dhe parave që ka!!”.
(d.b/BalkanWeb)