Moore sot në Tiranë, PS: Shpresojmë që vizita të sjellë zgjidhje për KQZ

TIRANË-Partia Socialiste shpreson në një zgjidhje të ngërcit të krijuar në Komisionin e Zgjedhjeve, në ditët në vijim . Në një intervistë për News24 dhene per gazetarin Arber Hitaj, nënsekretari i Partisë Socialiste Koli Bele , argumenton se roli i KQZ-së është i rëndësishëm në organizimin e zgjedhjeve, por pavarësisht kësaj, një komision me 4 anëtare nuk do ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.
Bele theksoi se ‘Partia Socialiste është e hapur për të gjetur një zgjidhje për KQZ, duke thënë edhe një nga variantet e mundshme është riformatimi i KQZ’.
Akuzat se opozita kërkon të bllokojë procesin zgjedhor, për Belen nuk qëndrojnë, pasi sic vuri në dukje ai, ‘Partia Socialiste kërkon një konkurrim të drejtë dhe të lirë, por shkarkimi i Ilirjan Muhos, solli një shkelje të ligjit, që nuk mund të kalonte pa pasoja’.
“Vendimet e mëparshme të KQZ-së me 4 vota , ishin në shkelje të hapur me ligjin. Pasi duheshin 5 vota dhe jo 4 si u interpretuan në KQZ”, shtoi nënsekretari i PS. Bele tha se vendimet për teknologjinë që pritet të marrë KQZ, gjithashtu do të ishin në shkelje të ligjit nëse do të merren përsëri me 4 vota.
JONATHAN MOORE, SOT NË TIRANË
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur disa herë shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e krijuar në KQZ, e cila po funksionon vetëm me 4 anëtarë. Nesër në Tiranë pritet të mbërrijë sërish Drejtori për Europën Qëndrore dhe jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
Siç njofton “Zëri i Amerikës”, çështja e KQZ-së pritet të jetë pjesë edhe e bisedimeve të Drejtorit për Europën Qendrore dhe jugore në departamentin e Shtetit Jonathan Moore, i cili parashikohet të rikthehet në Tiranë, në fillim të javës, pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit e cila përkoi pikërisht me lëvizjet në Komisionin Qendror.
Socialistët pretendojnë se ndërhyrja sipas tyre e dhunshme e shumicës me zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, mund të riparohet vetëm me një riformatim të Komisionit Zgjedhor. Por demokratët e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke akuzuar opozitën se me lënien bosh të vendeve në KQZ kërkon të njollosë procesin zgjedhor.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera KQZ, Berisha-Arvizu-së: Respektoj mendimet e miqve, por zbatoj ligjin 3 ligjet, Berisha: Të mblidhet Kuvendi në 30 maj, PS: Nuk i votojmë bashkë me amnistinë