E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesia e PS-se kalon kandidatet per kryetare

Mungojne tre deputetet qe kundershtojne Ramen. Programi dhe statuti ne Asamble

Partia Socialiste ka miratuar dje permes kryesise se saj kandidatet e rinj per kryetare te degeve ne njesite vendore. Ne nje mbledhje qe ka zgjatur rreth nje ore forumi i selise roze ka kaluar propozimet qe kane ardhur nga baza dhe qe jane filtruar edhe ne takimet e zhvilluar mes strukturave te saj me deputetet respektive. Jane 384 dege te PS-se qe jane ngritur ne perputhje me numrin e njesive vendore komuna dhe bashki te cilat ne fakt do te bejne rizgjedhjen e krereve te vet. Akti pason nje udhezim te Asamblese Kombetare socialiste te hartuar dhe miratuar ne mbledhjen e muajit korrik i cili i hapi udhe ketij procesi se bashku me ate te zgjedhjes se delegateve te kongresit qe u zhvillua ne daten 22 tetor. Kryesia nuk i ka miratuar te gjitha kandidaturat pasi per shkak te problemeve ne disa njesi nje pjese e tyre do te diskutohen pas kongresit. Pas ketij veprimi forumi i selise roze mund te thuhet se ka konsumuar vendimin e fundit pasi pas kongresit te dates 5 nentor qe zgjedh nderkohe edhe Asamblene e re Kombetare edhe ai do te kaloje ne proces rivotimi dhe rinovimi nominal e me gjase edhe funksional. Nderkohe nje teme e terthorte trajtimi ka qene edhe ajo e paketes se re te reformes organizative si dhe programi i ri politik i partise. Te dyja keto dokumente me rendesi do te miratohen ne mbledhjen e ardhshme te Asamblese Kombetare e cila i hap rrugen mandej kongresit. Qe pas zgjedhjeve te vitit 2009 ky proces rinovimi eshte nder me te zgjeruarit ne Partine Socialiste por i vene ne kontekstin e se ardhmes edhe nder me te rendesishmit. Kjo pasi procesi zgjedhor i tanishem qe kulmon me kongresin shihet gjeresisht si mundesi per tu dhene zgjidhje edhe problemeve me natyre politike qe kane lindur se fundmi ne PS. Qe ne zgjedhjet e vitit 2009 loja e sistemit zgjedhor dhe listat e mbyllura siguruan te drejta te medha per kryetaret e partive per te hartuar renditjen e kandidateve per deputete e per pasoje formen dhe perberjen e grupeve te ardhshme parlamentare. Sa i perket selise roze ky ishte edhe nje moment carjeje qe nxori ne siperfaqe edhe nje kerkese per rizgjedhje te kryetarit te partise qe hyri ne gare sipas parimit nje anetar nje vote. Tanime konfrontimi politik ne PS ka arritur kulmin e vet dhe ballafaqimi ne kongres eshte nje mundesi e mire per te legjitimuar politika te caktuara. Kriza e pervijuar dhe qe parashikohet te fshije nga listat e perfaqesimit politik te PS-se nje numer emrash te njohur te saj ka gjetur shprehjen e vet edhe dje ne mbledhjen e Kryesise. Keshtu nga e gjithe anetaresia e saj 3 kane munguar per arsye qartesisht politike teksa personi i katert Ben Blushi i veshtruar perhere si alternative ndryshe ne PS ka marre pjese me kohe jo te plote. Arben Malaj Andis Harasani dhe Kastriot Islami nuk kane qene ne mbledhje per arsye te nje bojkoti ndaj politikes zyrtare socialiste por edhe te nje angazhimi politik e publik qe po ngjizet rreth platformes per modernizmin e partive politike. Nga nje pikepamje thellesisht politike duhet thene se Kryesia e PS-se aktualisht eshte pjese e dy vendimmarrjeve qe nuk puqen e madje priret te perjashtojne njera-tjetren. Si vendim zyrtar Kryesia dhe Asambleja pritet ti propozojne kongresit nje program dhe nje statut te ri teksa ekipi qe tashme qendron perkrah Malajt me gjase do te shtroje per diskutim platformen e sipercituar. Opsionet e perfolura deri me tani per fatin e opozites se lindur ndaj Edi Rames shkojne nga nje ndarje dhe krijim i nje partie te re deri tek ideja e nje fraksioni qe vepron praktikisht si i tille e qe vetem duhet legalizuar edhe formalisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›