Erjon Veliaj i përgjumur në Pub
Fundjava e kaluar në qytetin bregdetar të Vlorës ka qenë e mbushur plot e përlot me të rinj, e të reja të cilët vinin kryesisht nga Tirana pasi bëhej edhe hapja e sezonit. Kështu pub-et e Vlorës morën pamjen e atyre të rrugicave të bllokut, po ashtu edhe fytyrat ishin pothuajse të njëjtat. Mes të rinjve në pub-e të binin në sy edhe emra të njohur si psh këto që po shihni në foto. Janë çifti i balerinëve të njohur, Ezdalin Gorani dhe Manjola Hasani, të cilët punojnë në “Top Channel” dhe janë bërë prindër pak kohë më parë. Në tavolinë me to ishte edhe Erjon Veliaj së bashku me të fejuarën e tij Ajola Xoxen. Ndërkohë, që Ajola duket se është më e interesuar për të tjerët sesa për ata me të cilët po rri në tavolinë, Erjoni duket se nuk ëshstë i interesuar fare për çfarë ndodh përreth.
Përkundrazi, ai herë pas here nuk arrin të mbajë nën fre as hapjen e gojës, e cila na lë të kuptojmë se ka mungesë të theksuar gjumi. I angazhuar në kampin e majtë, atë të opozitës, duket se edhe Erjoni ka momente kur i bie ritmi i jetës dhe kërkon diçka më të qetë sesa një ambient pub-i.