E Diel, 1 Nëntor 2026

Femrat sexy i kënaqim me puthje franceze



klotilda harka

Një këngë me puthje nuk ka si mos të tingëllojë e nxehtë dhe të dëgjohet më shumë. Tre djemtë e grupit “Revolt Klan” këtë herë nuk revoltojnë, por dhurojnë puthje të gjata pikërisht me vargjet e këngës “Puthje franceze”. Pak ditë më parë, me këtë këngë të nxehtë fituan çmimin Best R and B në Gjilan, në finalen e çelësit Muzikor 2010. Bruno Pollogati, Febi Shkurti dhe Elgit Doda janë tre artistë pak më shumë se 20-vjeçarë, që së bashku kanë menduar strategjinë për të rënë në sy dhe për të prekur zemrat e femrave. Solisti Bruno tregon sekretet e një tresheje simpatike në muzikën tendencë dhe këngët që krijojnë për ZajminaVasjarin, Anjeza Brankën, Samanta Karavellën apo Ledi Vokshin:
Bruno sapo jeni vlerësuar me çmimin Best R and B për këngën “Puthje franceze”, ç’është kjo këngë dhe kujt i kushtohet?
Hmmm, kënga mund të shijohet si një “Puthje franceze” ashtu si vetë titulli. Një puthje franceze nga ne të tre për të gjitha vajzat simpatike e sexy kudo ku ndodhen.
Kjo është një këngë komerciale. E krijuat posaçërisht për shijet e tregut kosovar?
Po, në fakt kjo këngë u krijua për arsyen e vetme që ju thoni, sepse të hysh në tregun muzikor kosovar është disi e vështirë. Ndryshe nga preferencat e tregut muzikor në Shqipëri, Kosova kërkonte diçka ndryshe dhe “trendy”.
Kush janë Bruno, Febi dhe Elgit jashtë skenës, preokupimet tuaja të përditshme veç muzikës cilat janë?
Bruno është student në vitin e dytë, dega e Kantos pranë Akademisë së Arteve të Bukura, shumë i shoqërueshëm dhe tip alegro. Febi ka mbaruar për informatikë në Universitetin e Tiranës dhe aktualisht është i punësuar në një kompani pijesh, Elgiti apo kompozitori i grupit si dhe pjesëtari më i ri, që i është bashkuar grupit tonë vazhdon për dirigjim në Akademinë e Arteve të Bukura.
Meqënëse shumë këngë ua kushtoni femrave, në jetën tuaj çfarë ju tërheq më shumë, dhe cilat janë vajzat që mbani pranë vetes?
Eh femrat…le të themi që mua Brunos më ka ec mirë kohët e fundit. (qesh) Febi me femrat është tip i qëndrueshëm dhe me lidhje të gjata. Ndërsa Elgiti ashtu si ne të dy i ka shumë fiksim balerinat.
Si pozicionoheni në këtë treg muzikor, e ndieni veten larg apo afër “zonës së nxehtë” të këngëtarëve të pëlqyer?
Tregu muzikor shqiptar është një treg disi i vështirë për të hyrë dhe për të ecur, por themi se ne tashmë jemi të afirmuar. Por ne nuk bëjmë këngë vetë për vete, por punojmë edhe për këngëtarë të tjerë.
Cilët janë këngëtarët me të cilët keni shkruar dhe keni realizuar këngë?
Paralelisht ne po sjellim produksionet tona të reja siç ishte kënga “Problem” e Zajminës, një prodhim i “Max records” dhe Elgit Dodës pjesëtari i grupit tonë, kënga “First Lady” me tekst e muzikë nga “Revolt Klan” kënduar nga Ledi Vokshi, një këngë house e Anjeza Brankës që pritet të dalë së shpejti në treg, kënga “Femër fatale” që Samanta Karavella këndoi në “Top fest 7” një orkestrim përsëri i Elgit Dodës, si dhe shumë e shumë këngëtarë të tjerë të rinj e të vjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›