E Diel, 1 Nëntor 2026

Erkand Qerimaj i 6-ti ne kampionatin boteror te peshengritjes

Boterori i Antalias vazhdon te mos jete pozitiv per peshengritesit shqiptar pasi edhe vendi i gjashte i Erkand Qerimajt per peshen 77 kg nuk mund te quhet i suksesshem. Ne kete kategori medalja e arte ka shkuar per armenin Tigran Gevorg Martirosyan me nje total prej 373 kg. Armeni ka ngritur ne shkeputje 173kg qe ne fakt i ka dhene nje avantazh te konsiderueshem ne shtytje.

Kinezi Lu Xiaojun eshte renditur ne vendin e dyte duke ngritur ne shkeputje 170kg. Xiaojun ka tentuar te marre kryesimin me 175kg por kjo prove e tij ka deshtuar. Ne shtytje te dy rivlet kane ngritur peshen 200kg duke i lene vendin e trete egjiptianit Tarek Yahia qe ishte i treti ne shkeputje por u rikthye fort ne renditjen e pergjithshme duke ngritur 199kg ne shtytje duke merituar edhe medaljen e bronxte.

Qerimaj ka mbetur prapa kryesuesve me proven e tij ne shkeputje me 155 kg ndersa ne shtytje shkodrani ka ngritur 196 kg duke u renditur ne fund i 6 me nje total prej 351 kg.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›