Skandal me drita te kuqe per Devid Bekam
Mungonte vetem Devid Bekam. Por tashme edhe mesfushori i Los Anxhelos Galaksi eshte perfshire ne nje skandal seksual. Prostituta boshnjake Irma Nici ka zbuluar se ne periudhen gusht-shtator 2007 ka pasur nje lidhje me ish-kapitenin e perfaqesueses angleze. Vajza 26-vjecare thekson se marredhenia me Bekam eshte konsumuar ne hotele te ndryshme te Londres dhe Nju Jorkut. Natyrisht qe futbollisti 35-vjecar i cili eshte i martuar me Viktorian prej 11 vjetesh i ka mohuar fjalet e prostitutes ndersa ka nisur veprimet ligjore kunder In Touch revistes amerikane qe ka publikuar intervisten me shpifjet e renda kunder tij.
Duke u bazuar te rrefimi i zonjushes Nici Bekam e ka paguar me nje shifer te perafert me 6 mije sterlina ndersa atyre u eshte bashkuar edhe nje tjeter prostitute per nje marredhenie treshe. Vajza pretendon se eshte njohur me lojtarin nepermjet disa miqve te perbashket ndersa ka qene vete Bekam ai qe i ka telefonuar gjate kohes kur te dy ndodheshin ne Nju Jork. Zedhenesi i familjes se yllit britanik te futbollit eshte kunderpergjigjur menjehere duke i cilesuar deklaratat e prostitutes si false dhe totalisht qesharake. Ai theksoi Per fat te keq jetojme ne nje bote ku nje reviste eshte ne gjendje qe te publikoje genjeshtra dhe te mendoje se mund tia hedhe pa u ndeshkuar.
Nuk mungojne as hipotezat se kjo histori eshte ndertuar nga nje kompani dezinformuese e cila synon te shkaterroje imazhin e Anglise qe ka kandiduar per te organizuar Boterorin 2018. Sipas te njejtit zedhenes te Bekamit ne historine e treguar nga Nici ka edhe shume pasaktesi dhe mosperputhje per menyren se si kane rrjedhur ngjarjet.