E Diel, 1 Nëntor 2026

Torres mund te largohet nga Liverpooli

Sulmuesi i Liverpoolit Fernando Torres raportohet se eshte i gatshem te largohet nga klubi anglez.

Daily Star shkruan se spanjolli eshte zhgenjyer se si klubi eshte duke performuar nen drejtimin e menaxherit te ri Roy Hodgson dhe deshiron te largohet.

Manchester City tashme eshte lidhur me nje transferim 50 milione paund te 26-vjecarit i cili beson se hierarkia e klubit nuk i ka mbajtur premtimet per te sjelle lojtare kualitativ ne tentim per te sfiduar Chelsean Manchester United dhe Arsenalin ne garen per titull.

Torres ishte afer te largohet nga Anfield gjate kesaj vere pasi menaxheri Rafael Benitez u largua drejt Interit por vendosi te qendroje kur menaxheri i ri Roy Hodgson nenshkroi me Joe Cole dhe premtoi edhe nenshkrime te reja.

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid tani eshte duke e menduar te ardhmen e tij me edhe afatin kalimtar dimeror te hapur si opsion per largim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›