E Enjte, 5 Nëntor 2026

Erkand Qerimaj, kampion Europe në shkëputje

Shkëlqen Erkand Qerimaj dhe dështon Briken Calja. Ky ishte fati i peshëngritjes shqiptare në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rritur në Tiranë, ndërsa atëherë kur priteshin medaljet ka ardhur vetëm një në peshën 73 kilogram. Qerimaj ka konkurruar në Baterinë B, ndërsa në shkëputje në provën e tretë ka realizuar 150 kilogram.

Por më pas nuk është në formën e tij maksimale në shtytje me 174 kilogram dhe për rrjedhojë nuk renditet në dygarësh. Pritej tjetër performancë nga Calja në shkëputje, ndërsa për shkak të një dëmtimi në shpatull nuk arrin të ngrejë 151 kilogram.

Po i tillë është dhe në shtytje me 183 kilogram të parealizuar dhe përsëri nuk renditet në dygarësh. Për rrjedhojë Erkand Qerimaj është Kampion Europe në stilin e shkëputjes me 150 kilogram.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›