E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pas bisedës me Putin, Erdogan telefonon Zelenskyn: Gati të ofrojmë ndërmjetësim për bisedime Kiev-Moskë

Pas bisedës me Vladimir Putin, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Erdogan është shprehur se Ankaraja i kushton “rëndësi të veçantë” përpjekjeve për të krijuar një korridor të sigurt për eksportimin e produkteve bujqësore të Ukrainës nga deti.

Zelensky ka deklaruar se 22 milionë tonë drithë, që përbën gati gjysmën e furnizimit të eksportit të grurit të Ukrainës, po frenohet nga bllokimi i rrugëve kryesore të eksportit nga Rusia përmes Detit të Zi dhe Detit Azov. 

Erdogan i ka deklaruar Zelenskyt se Turqia bëri çdo përpjekje për të vazhduar negociatat midis Moskës dhe Kievit dhe është e gatshme të ofrojë më shumë mbështetje, përfshirë ndërmjetësimin.

Erdogan ka thënë po ashtu se Turqia do të mirëpriste, në parim, një tryezë bisedimesh në Stamboll me pjesëmarrjen e Ukrainës, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›