Pushtet para dhe seks - Nuk ekziston valle ky problem ne Gjermani

Gjermania gjithashtu behet objekt kryeartikujsh tema nuk eshte e panjohur ne kete vend. Edhe ketu ka abuzim me parate me pushtetin dhe seksin. P.sh. nje koncern i madh gjerman sigurimesh terhoqi vemendjen ne kryeartikuj me udhetimet shperblyese per nepunesit te cileve si mirenjohje per angazhimin ne pune iu vune prostituta ne dispozicion ne Budapest. Grate jane shitur si mall atyre u ishin vene fjongo me ngjyra te ndryshme per te dalluar rangun e menaxherit per te cilin ishin rezervuar. Kostoja e udhetimit mbi 80.000 euro u rimbursua prej taksave. E pra ska asnje arsye qe kur behet fjale per kete teme te shohesh vetem nga fqinjet. Edhe ne Gjermani ekziston kultura e macove dhe nje solidarizim i heshtur midis burrave te cilet besojne se per arsye te pushtetit atyre u lejohet ti tejkalojne kufijte.
Ku konsiston fakti qe burra te caktuar e konsiderojne veten si joshes te paperballueshem Me sa duket me forcimin gjithnje e me shume te pushtetit krijohet nje dehje e vetedijes ai qe vazhdimisht eshte i rrethuar prej vartesve te zellshem te cilet shmangin cdo kritike ndoshta beson nje dite per vetveten se eshte vecanerisht terheqes dhe mund ti lejoje vetes me shume se te tjeret. E kesisoj mund ti kaperceje edhe kufijte. Ai qe ambjentohet me te qenit si prijes i grupit te cilit vazhdimisht i duhet tu beje balle kundershtimeve as qe e mendon se duhet te pyese kur merr dicka e cila atij i duket sikur i takon. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Verica Spasovska shefe e seksionit te Evropes Qendrore dhe Juglindore ne Deutsche Welle.
Si per tu cliruar preferohet te thuhet epo ka mjaft gra te cilat jane te gatshme te shkojne me keto burra. Natyrisht ka gra qe joshen prej pushtetit. Natyrisht pushteti mund te jete terheqes. Por ka edhe shume gra qe i lejojne sulmet pa u vetembrojtur - qofshin keto edhe sulme verbale. Kjo sepse ato kane frike qe nje konflikt mund t i demtoje me shume ato vete se sa burrat te cilet e kane shkaktuar ate. E ketu ato kane te drejte. Sepse ato ndodhen ne nje bote te dominuar prej burrave te cilet preferojne te solidarizohen me njeri-tjetrin. E pikerisht ketu qendron problemi kryesor. Ka shume pak gra ne pozicione drejtuese ne politike dhe ne ekonomi.
Kjo vlen edhe per Gjermanine. Nje udhetim seksi si shperblim per rendimentin ne pune as qe do t i shkonte ne mendje nje kryesie te perbere nga gra.
Deri me sot asnje politikan gjerman nuk ka humbur postin per shkak te aventurave seksuale. Kjo ka te beje nga njera ane me ate qe mediet gjermane i permbahen deri me tani nje ligji te pashkruar qe sfera private e politikaneve nuk duhet bere publike me cdo kusht pa vullnetin e tyre. Madje kjo sduhet te ndodhe fare nese behet fjale per thashetheme duke mos pasur deshmi per aferen jashtemartesore. Vetem pasi kryeministri i Bavarise Horst Sehofer e beri vete publik faktin qe kishte nje femije jashte martese u raportua per kete ne media. Por kjo nuk e demtoi karrieren politike te tij.
Intensifikimi i rasteve aktuale kur personalitete meshkuj humbasin karrieren prej jetes se tyre seksuale te shfrenuar ka ndezur nje debat publik qe tani nuk eshte e lehte te ndalet. Ne France sapo ka dhene doreheqjen nje sekretar shteti per shkak te akuzave per ngacmim seksual te grave. Para arrestimit te Strauszlig-Kahn kjo as qe mund te mendohej sepse ne France ku ish-kryeministra te ndryshem kane pasur afera jashte martesore seksizmi deri me tani nuk eshte denoncuar. Proceset ne Milano dhe ne Nju Jork japin shkas qe heshtja dhe indiferenca ndaj seksizmit te diskutohen publikisht.
Dhe Ne kemi nevoje per me shume gra ne pozicionet drejtuese per te dhene shembuj te tjere. Kjo nuk do te thote qe grate ne vetvete jane njerezit me te mire. Por pozicionet drejtuese te mbuluara nga gra e burra sipas parimit te barazise lene me pak hapesire per verejtje thumbuese dhe forma te tjera te seksizmit. Pikerisht edhe per kete aresye do te ishte nje hap ne drejtimin e duhur qe me Christine Lagarde te vije nje grua ne krye te FMN-se. Ajo me siguri do te terheqe vemendjen si objekt i shume kryeartikujve. Por nder to nuk do te kete skandale te metejshme seksi.
Autore Verica Spasovska
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora