E Diel, 1 Nëntor 2026

Ermal Dredha dorëhiqet si kryebashkiak i Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Burime për Vizion Plus, bëjnë me dije se Dredha ka dhënë dorëheqjen, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet ditën e nesërme.

Ndërkohë mbeten të paqarta se cilat mund të kenë qenë arsyet që mund të kenë shtyrë Dredhën të marrë këtë vendim.

Ermal Dredha u zgjodh si kryetar Bashkie në zgjedhjet vendore të vitit 2023, duke pasuar në këtë post Dritan Lelin.

Në pritje të konfirmimit dhe procedurave ligjore, bashkia më e madhe e Jugut pritet të drejtohet përkohësisht nga një prej nënkryetarëve, deri në zgjedhjen ose emërimin e drejtuesit të ri.

Bashkia e Vlorës ende nuk ka publikuar një njoftim zyrtar mbi hapat e mëtejshëm, ndërsa opinioni publik pret shpjegime për zhvillimet e fundit.

Sipas burimeve është emëruar po sot në postin e nënkryetarit të bashkisë Elis Halili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›