Ermal Fejzullahu blen shtëpi 300 000 euro

Kosovari Ermal Fejzullahu ka blerë një shtëpi në vlerë prej 300 000 eurosh në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, i cili po ndërtohet në Veternik. Lajmin e ka bërë të ditur për “telegrafi.com” një mik i Ermalit, i cili ka thënë se shtëpia e re e Ermalit është një vilë e vërtetë dhe se ai e ka blerë atë me ndihmën e babait të tij, legjendës së muzikës shqipe, Sabri Fejzullahut. Më shumë se përrallore, ajo ka shumë dhoma, ka pishina dhe një stil arkitektonik tejet klasik. Këngëtari i njohur e ka blerë shtëpinë menjëherë pas xhirimit të videoklipit të ri, të cilin pritet ta lançojë gjatë verës nëpër televizionet kosovare