E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermal Merdani, pushime të nxehta me të dashurën e re

TIRANE- Lidhja me Françeskën ka mbetur vetëm një kujtim në faqet e gazetave, pasi Ermal Merdani po shijon së fundmi një histori të bukur dashurie. Një dashuri të re, të cilën ai nuk është përpjekur ta fshehë as nga vëmendja publike. Së bashku me të, Ermali ka kaluar thuajse gjithë verën nga ku vijnë edhe këto foto. 

Çifti shihet shumë i lumtur, e siç duket, kjo vajzë e cila nuk është e njohur për publikun ia ka rrëmbyer zemrën Ermalit. Merdani sapo ka përfunduar studimet në degën e shkencave politike, ndërkohë që është i angazhuar si kryetar i Forumit Rinor Demokristian. Pushimet Ermali ka zgjedhur të pushojë në plazhet e Jugut, duke i shijuar këto ditë të nxehta me diell, not dhe argëtime të ndryshme të jetës së natës. Ai ndihet i lumtur në praninë e të dashurës së tij brune, me të cilën tashmë kalojnë shumë kohë bashkë. Përveç lojërave dhe pozave me shumë dashuri, nuk hezitojnë të shkëmbejnë dhe ndonjë puthje.
(m.a/summer pages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›