E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ermal Pacaj lirohet nga detyra si drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Ermal Pacaj është liruar nga detyra si drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Pacaj u emërua në këtë detyrë në mars të vitit të kaluar, ndërsa më parë ka mbajtur pozicionin e zëvendëskryetarit të Bashkisë Lezhë prej 5 vitesh.

Deri në vitin 2017 ka mbajtur detyrën e drejtorit në portin e Shëngjinit. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›