E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermali Femrat do te dominojne shoqerine

Ermali e Flori qendrojne ne oborr duke biseduar e duek degjuar kenget ne sfond. Ata komentojne kengetaret e duke u nisur nga suksesi i kengetareve femra Flori shprehet se ato po korrin shume sukses dje Ermali shprehet se femrat po i barazojne meshkujt dhe ne fushen e muzikes.

Erioni nderhyn dhe thote se kjo varet nga talenti gjithsecilit por Ermali thote se per mendimin e tij per pak kohe do te jene femrat ato qe do te dominojne. Flori nuk eshte dakort me kete mendim dhe Ermali komenton se packa se ne Shqiperi ekziston shoqeria patriarkale po vjen koha ku te dyja gjinite te jene te barabarta.

Ermali e Flori sjellin ndermend filmin Perralle nga e kaluara ku grate ngarkoheshin me dru ne kurriz por tashme ajo pjese i perket te shkuares. Erioni pyet nese ato skena mund te jene reale e te kene ndodhur vertet e Flori pergjigjet se diku jane bazuar qe e kane bere pjese te nje filmi. Ermali kujton dhe filmat me vajzat partizane qe jane e kunderta e mendimit te shprehur me pare e ato shfaqen trimeresha e luftarake. Me pas djemte flasin per kinematografine Shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›