Letërsia në rrugëtim përgjatë detit
Nga data 5 deri në 7 mars 2012 në Tiranë do të jenë të pranishëm një grup autorësh nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Turqia dhe Shqipëria të cilët në kuadrin e projektit Literature in Flux via Mare do të takohen me publikun shqiptar në sallën e Teatrit Kombëtar të Komedisë për të realizuar dy mbrëmje letrare. Marrin pjesë Jovan Nikolaidis (Mali i Zi), Milo Jukic (Bosnje dhe Hercegovinë), Mavisel Yener (Turqi) dhe me autorët shqiptarë Fatos Kongoli dhe Arian Leka.
Projekti është organizuar nga rrjeti i qendrave letrare HALMA me qendër në Berlin dhe mbështetet financiarisht nga Komisioni Evropian. I gjithë aktiviteti zhvillohet nën patronazhin e Komisionit Shqiptar dhe Kroat të UNESCO-s me mbështetjen e Institutit Goethe dhe të Shoqatës Kulturore Gjermano-Shqiptare Robert Schwartz. / E.Demo