Nga pllakati te posteri
Galeria e Fakultetit të Arteve Pamore ekspozon Nga pllakati tek posteri. Është paraqitje e hulumtimit historik mbi zhvillimin e pllakatit në vite që kanë kryer dy kuratorët Petraq Papa dhe Ngadhnjim Mehmeti.
Kërkimi dhe zgjedhja e punëve është bërë nga fondi i Fakultetit të Arteve Pamore, realizuar në vitet 1960-1990, si dhe nga afishe moderne, përzgjedhur nga konkurset që janë zhvilluar në vende të ndryshme të Evropës. Ekspozita qëndron hapur deri më 25 shkurt.