"Shqiptarët, të pabesë dhe llapaqenë"

Kantautorja Inida Gjata - Zhaku, u kthye në temë diskutimi në publikun e gjërë, pas largimit nga shfaqja televizive "VIP Shpija" , si pasojë e dehjes së tepruar.
Përveç publikimit të këngëve të reja, Zhaku së shpejti do të hedhë në treg një roman.
"Po shkruaj një roman, që e mbaroj në fund të muajit. Flet për Shqipërinë, shqiptarët, propagandën, censurën, komunitetet, popullin televizionet, mediat, showbizin. Për çfarë nuk flet, për t'gjitha", ka bërë të ditur ajo nëpërmjet rrjeteve sociale.
Gjata ka shkëputur një copëz nga romani, akoma i papublikuar : " Shqiponjat, i ndërtonin kalatë e tyre në majat më të larta e strategjike. Ku të kishte tokë, det, male, gjelbërim, shkretëtirë, njëherësh. Që të mund të vrojtonin armikun nëse një ditë do të shfaqej, e që të përhapnin zërin që të mund të shpëtonin pa u kapur. Duke fluturuar edhe shqiptarët si shqiponjat e duke e braktisur vendin, për një vend edhe më të mirë, edhe më strategjik edhe më të sigurtë. E tani, pas shekujsh me këtë vetinë e hollë të vrojtimit, kjo cilësi u bë tipike për shqiptarët dhe pjesë e mendësisë, kulturës dhe jetës së përditshme të cdo kujt. Por, simbolika e flamurit shqiptar, megjithëse nga sistemi në sistem u interpretua në mënyra nga më të ndryshmet, nuk flet aq shumë për shqiponjën sesa flet për vetë shqiptarët. Të përçarë e përçarës. Të pabesë dhe llapaqenë. Katilë dhe të ligj aq sa dhe gjak derdhin , vetëm e vetëm që të ndihen me krahë, të mbipushtetshëm... " /Indeksonline/