E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermali i pari qe realizon proven Vishet si femer

Genta del jashte dhe vazhdon qe te qaje ndersa te gjithe banoret komentojne dhe hedhin ide rreth proves dhe pas saj shkon Ermali per ta qetesuar. Ajo vazhdon qe te jete e trembur nga loja qe i ka bere Liami dhe Arbri dhe thote se nuk po i duron dot me. Ermali e keshillon qe te mos e shfaqe merzine e saj pasi do tu jape shkas atyre qe tia perseritin edhe here te tjera. Me pas ata futen brenda dhe Erioni i tregon se ideja per ta trembur ishte e tija pavaresisht se nuk e ekzekutoi ai planin.

Edgari perfiton nga rasti qe te gjithe jane te mbledhur dhe u tregon arsyen se perse ka dale nga shtepia duke i falenderuar ata per qendrimin qe kane mbajtur lidhur me situaten ne fjale. Ai u kerkon banoreve qe te mos ndikohen nga kjo ngjarje sepse ne kete menyre do ti jepnin edhe atij force per te vazhduar perpara.

Banori i pare qe therritet nga Vellai i Madh per te filluar proven eshte Ermali. Te gjithe banoret brohorasin si per ti dhene atij kuraje. Pak minuta me vone Ermali del nga dhoma e rrefimit dhe u kerkon te pesta vajzave qe ti japin atij nga nje rrobe te tyren per ta veshur ai. Ata shkojne ne dhomen e gjumit dhe vajzat i japin ide se cfare mund te veshe ai. Pasi vishet Ermalin fillojne qe ta komentojne banoret per veshjen duke qeshur teksa e shikojne.

Pak me vone Ermali shkon serish ne dhomen e rrefimit dhe u kerkon edhe pese veshje te tjera vajzave sipas kerkeses se Vellait te Madh. Me pas ai shkon ne sallon dhe qesh teksa degjon komentet e banoreve te cilet e krahasojne me video te ndryshme qe kane pare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›