E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermali nuk qëndron larg ekranit

Ka ikur nga apartamenti “2XL”, por kjo nuk ka nënkuptuar që do t’i qëndrojë larg ekranit, por as humorit.

Filmi i ri që po xhirohet, "Femrat'', me aktor kryesor Ermal Mamaqin premton të qeshura, një komedi të bukur e argëtuese, një nga ato që skenaristi i tij, Koloreto Cukali, e quan një film komercial të mirë. Po realizohet nga njëjti grup pune që dy vjet të shkuara prodhoi sitcom-in “Radio-Radio”.

Fakti që mes grupit të femrave aktore është edhe Ermal Mamaqi, e  ka shtuar shumë kureshtjen mbi kete projekt.

Ai aktron rolin e Rikut, qe është një avokat divorcesh që ka probleme me lidhjet që kërkojnë impenjim. Mundohet të qëndrojë larg femrave, por bota i përmbyset kur këto të fundit dynden në jetën e tij, duke paralajmëruar fundin e pashmangshëm: dashuria del gjithmonë aty ku nuk ta merr mendja.

Filmi, xhirimet e të cilit do të zgjasin deri në fund të marsit, parashikon të prekë edhe tregun ballkanas, Italinë, por edhe Amerikën e Veriut. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›