Ervin Llani, për provë te Vorskla PoltavaVitin e kaluar, Llani u provua në Greqi te Thrasivolus. Në Ukrainë me Krivbasin luan edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Isli Hidi.

Portieri Ervin Llani (Shkumbini) është duke u testuar me Vorskla Poltava në Ukrainë, atje ku aktivizohen edhe tre lojtarët kosovarë, Armend Dallku, Debatik Curri e Ahmet Januzi.
Vitin e kaluar, Llani u provua në Greqi te Thrasivolus. Në Ukrainë me Krivbasin luan edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Isli Hidi.
Vorskla Poltava është fituese e Kupës së Ukrainës dhe merr pjesë në turin e tretë kualifikues të Ligës së Europës.
E Enjte, 25 Qershor 2009