Vila shënon golin e parë me Dinamo Zagrebutbollisti i Kombëtares A shqiptare, i cili hyri në lojë me fillimin e pjesës së dytë në vend të Sammir, shënoi në minutën e 49-të golin e rezultatit 8-1, pas asistit të dhënë nga kamerunasi Chago. Ky is

Emiljano Vila e ka nisur me një gol aventurën e tij kroate me Dinamon e Zagrebit. Ish-mesfushori sulmues i Teutës realizoi nje nga golat në fitoren 11-3 të kampionëve të Kroacisë kundër sllovenëve të kategorisë së dytë, NK Kalcer-Vodoterm. Futbollisti i Kombëtares A shqiptare, i cili hyri në lojë me fillimin e pjesës së dytë në vend të Sammir, shënoi në minutën e 49-të golin e rezultatit 8-1, pas asistit të dhënë nga kamerunasi Chago. Ky ishte dhe goli i parë i Vilës me fanellën e Dinamos.
“Përveç golit të tij pas vetëm katër minutash lojë, lojtari i Kombëtares shqiptare la një përshtypje të shkëlqyer. Karakteristikat e tij konfirmuan vlerësimet e bëra nga Oto Bariç, i cili ia përshkroi publikut si një lojtar ekstremisht të shpejtë”, - shkruante gazeta e madhe kroate “Jutarnji List”. “Në lidhje me përshtypjet e mia për Vilën unë mund të them se ishin pozitive”- citohet nga gazeta trajneri i Dinamos së Zagrebit, Kruno Jurçiç.
E Enjte, 25 Qershor 2009