E Diel, 1 Nëntor 2026

Ervin Skela: Arbitrimi pati shumë gabimeFantazisti i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, u shpreh për sitin azerbajxhanas, azerisport.com, se përfaqësuesja jonë i kishte të gjitha mundësitë për ta fituar ndeshjen miqësore: “Goli im ishte s

Fantazisti i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, u shpreh për sitin azerbajxhanas, azerisport.com, se përfaqësuesja jonë i kishte të gjitha mundësitë për ta fituar ndeshjen miqësore. “Goli im ishte shumë i mirë. Arrita t’u lirohesha nga mbrojtësit dhe të gjeja një të çarë. Azerbajxhani ishte një kundërshtar shumë i fortë, por shumë vendime të arbitrit ishin të gabuara”.

Goli i shënuar kundër Azerbajxhanit (1-1) ishte edhe goli i 10-të për Ervin Skelën, që tani ndodhet në të njëjtën kuotë me  barazua me Igli Taren e Sokol Kushtën. Mbreti është ende Alban Bushi me 14 gola, i ndjekur nga një tjetër emër i famshëm Altin Rraklli (11 gola). Skela la pas Erjon Bogdanin (9 gola),  ndërkohë që Edmond Kapllani (nuk u thirr për ndeshjen kundër Azerbajxhanit) ndodhet në kuotën e 6 golave.

Takimi i ardhshëm ndërkombëtar i Shqipërisë është ai kundër Maltës, më 11 shkurt 2008, e më pas vijnë ndeshjet kundër Hungarisë e Danimarkës.

E Enjte, 20 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›