Mediat: Gjykimi i gjeorgjianit skandaloz Trajneri i Shqipërisë, Ari Han, u tregua shumë diplomat, nw lidhje me gjykimin e arbitrit. Berti Vogst,iu shmang edhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me gjykimin.

Gjykimi tendencioz e aspak profesional i gjeorgjianit Sligava në barazimin 1-1 të Azerbajxhanit me Shqipërinë, në miqësoren e 19 nëntorit, ka bërë bujë madhe në Europë, madje edhe mediat azere e kanë konsideruar si skandaloze. I çuditshëm thuajse në të gjitha vendimet kundër Shqipërisë, duke nisur me golin në pozicion jashtë loje të Subashicit dhe ndëshkimin me karton të kuq pa asnjë arsye të Elvin Beqirit, gjeorgjiani ka bërë xhiron e botës për nivelin e ulët të tij të gjykimit, edhe pse mban prej disa vitesh stemën e FIFA-s. Gjykimi i tij konsiderohet si më i keqi i kryer nga një gjyqtar i nivelit ndërkombëtar.
Trajneri i Shqipërisë, Ari Han, u tregua shumë diplomat, i qetë dhe madje i qeshur deri në përbuzje. “Kjo gjë nuk duhet të ndodhte, Berti Vogst do mbetet miku im, por këtu nuk bëhet fjalë për ndeshje”, - tha Han pa dashur të bëjë publike kritikat në drejtim të arbitrit.
Edhe trajneri i Azerbajxhanit, Berti Vogst, nuk mundi ta fshihte buzëqeshjen e hidhur, madje gjermani iu shmang edhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me gjykimin, duke e hedhur topin në fushën tonë. “Ne bëmë një ndeshje të mirë, por pas provokimit nga rivalët, ne nuk mundëm të dalim në lojën tonë”, - citohet ai nga azerisport.com. Si Ari Hani dhe Berti Vogst kishin si synim kryesor aktivizimin e lojtarëve të rinj.
Mediat azere veçojnë edhe faktin, se Shqipëria ishte në prag të braktisjes së ndeshjes, por edhe për këtë moment Hani u përgjigj në mënyrë diplomatike. “Ju e patë se çfarë ndeshje u bë në pjesën e parë”.
E Enjte, 20 Nentor 2008