E Diel, 1 Nëntor 2026

Shansi i humbur i Arie Haan Trajneri i kombetares cuditerisht i trembet edhe ndeshjeve miqesore .Per Arie Haan rendesi kane piket

Nga Nertil Agalliu - Ndaj Azerbaxhanit nuk humbem vetem “dy pike” edhe pse ishte ndeshje miqesore ,por kemi humbur edhe mundesin per te pare edhe lojtare te rinj. Trajneri i kombetares cuditerisht i trembet edhe ndeshjeve miqesore .

Per Arie Haan rendesi kane piket. Trajneri i njohur gjerman i Azerbaxhanit Berti Vogst vertetë është super i paguar në krahasim me Han,por kur mori drejtimin e kombëtares se “vogel” azere u tregua realist teksa u shpreh se kishte ardhur ne Baku,jo per te shkuar ne nje kampionat boteror por per te hedhur themelet per te ardhmen.

A nuk vlen e njetja gje edhe per kombëtaren ton dhe trajnerin Arie Haan?.A nuk ishte rasti me i mirë Azerbaxhani per te provuar lojtare te rinj? Per cfare na duhesh fitorja ne Baku?Por, Han mund te justifikohet me te drejtë për gjykimin e takimit pasi ndeshjen edhe mund ta kishim fituar dhe Han do të ishte me siguri i qetë dhe do të merrte notën maksimale,por në këtë rast hani me loje doli I fituar në Baku, por nuk fitoi lojtarët e rinj.

Lika me minutat e aktivizuara tregoi cilësi dhe premtim për të ardhmen, Sukaj nuk mundi të futej në lojë pasi kishte shumë pak minuta ndërsa Muzaka duhet të kënaqet me sekondat si debutues . Gjithsesi në fund të fundit hani ishte ai që doli më i humbur në këtë mes pasi nuk mundi të fitoi asnjë lojtar me përjashtim të Vrapit që duket se holandezi e ka rikonfirmuar si një titullar në të ardhmen dhe mbrojtësi jep garanci falë lojës në Portugali,por edhe ndaj Azerbaxhanit tregoi maturi edhe pse jo në rolin e tij. Jemi ende të varfër në sulm vuajmë shume edhe pse deri diku holandezi na ka larguar nga sindroma e vjetër e mbrojtjes, shembulli më I mirë ishte Portugalia ku kombëtarja jon nxori në pah problemet që ka në sulm dhe jo më në prapavijë. Tani Han duhet të veprojë dhe mundësinë e ka ,elementët nuk I mungojnë,por duhet të guxosh mister Han ....

E Merkure, 19 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›