E Diel, 1 Nëntor 2026

Ervin Skela: “Kotbus, të pres vetëm 14 ditë!” Mesfushori shqiptar i vë kushte klubit të tij gjerman të Bundesligës Fantazisiti, në pritje të kontratës së re: “Unë dëshiroj të nënshkruaj”

Gol në Kupën e Gjermanisë kundër Bajer Leverkuzenit (1-3), asist në barazimin 1-1 në transfertë kundër Borusias së Dortmundit. Për “shefin” e mesfushës së Energi Kotbusit, Ervin Skela (32 vjeç), gjërat po shkojnë perfekt në vitin e ri. Megjithatë, shqiptari është ende në pritje të ripërtëritjes së kontratës me skuadrën e tij gjermane të Bundesligës 1, Energi Kotbus. Gazeta popullorë gjermane, “Bild”, në versionin e saj online, i ka marrë një intervistë fantazistit të Kombëtares shqiptare, i cili në 60 ndeshje me klubin nga ish-Gjermania Lindore ka realizuar 8 gola.

“BILD”: Dhe sa gjatë mund të prisni, apo dëshironi ta bëni këtë?

Skela: Ne kemi zhvilluar deri tani bisedime shumë të mbara. Por, një mendim i përbashkët, i vërtetë, ende nuk është arritur, ashtu siç mungon edhe nënshkrimi.

Ju dëshironi që ta mbyllni karrierën tuaj te Kotbusi me një kontratë 3-vjeçare, ndërkohë që Energi ju ka propozuar vetëm dy vjet. Kur do të vijë mirëkuptimi i përbashkët?

Unë mendoj se në javët e ardhshme do të sqarojmë gjithçka. Të dyja palët kanë nevojë ende për të qenë të qartë në linjat e tyre. Unë, nga ana tjetër, nuk dëshiroj të qëndroj në ajër, për këtë dua që brenda 14 ditëve të ardhshme të nënshkruaj patjetër.

Ju dëshironi me kënaqësi të qëndroni te Lausitzët. Kjo tingëllon sikur jeni plotësisht të bindur se do të mbijetoni (në Bundesligë).

Kështu jam unë. Nëse ne tani do të ruajmë këtë hap dhe në ndeshjet e kthimit nuk do të humbasim nervat e përqendrimin, atehërë do të mbetemi.

Për këtë arsye edhe tradicionalisht Energi në ndeshjet e kthimit ia ka arritur të qëndrojë?

Gjithashtu, nëse ne do të jemi të bashkuar e më pas në topformë nga ana fizike. Për këtë po kujdeset trajneri (Bojan) Prasnikar.

A është vendosja me dy sulmues një recetë suksesi?
 
Ne jemi tani më kurajozë. Dhe vendimi më afër zonës. Natyrshëm që me dy lojtarë sulmues është më lehtë. Gjykimi ynë: ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të mbijetuar. .....

E Premte, 20 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›