Minifutbolli. Greqia mund 3-0 ShqipërinëGreqia mundi 3-0 Kombëtaren shqiptare të futbollit në sallë në ndeshjen e parë eliminatore të grupit të 3-të Kampionatit Europian 2009-2010, duke marrë hak për humbjen 8-6 gjatë eliminatorëve të Kampionat

Greqia mundi 3-0 Kombëtaren shqiptare të futbollit në sallë në ndeshjen e parë eliminatore të grupit të 3-të Kampionatit Europian 2009-2010, duke marrë hak për humbjen 8-6 gjatë eliminatorëve të Kampionatit Botëror 2008, të zhvilluar një vit më parë po në Maltë.
Golat për skuadrën greke u shënuan nga Iliadhis (2) dhe Dhelaportas.
Kombëtarja e minifutbollit e drejtuar nga Armand Dama do të luajë të premten kundër vendasve të Maltës dhe, më 22 shkurt 2009, kundër Gjeorgjisë.
Në kampionatin e fundit Europian (2007) të fituar nga Spanja, Shqipëria bënte pjesë në grupin A së bashku me Turqinë (humbi 0-6), Armeninë (humbi 5-3) dhe Finlandën (humbi 5-2), duke mos grumbulluar asnjë pikë.
Kalendari
19.02.2009: Greqi-Shqipëri 3-0
20.02.2009: Maltë-Shqipëri
22.02.2009: Shqipëri-Gjeorgji
E Enjte, 19 Shkurt 2009