E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi tre muaj te Shkëndija Mesfushori Ilami Halimi përfundimisht ka vendosur që në tre muajt e ardhshëm të luaj për Shkëndijën e Tetovës. Halimi në radhët e Shkëndijës vjen nga skuadra e Ligës së dytë të Greqisë, Kastoria.

Reshat Ibrahimi (Shkup) – Mesfushori Ilami Halimi përfundimisht ka vendosur që në tre muajt e ardhshëm të luaj për Shkëndijën e Tetovës. Një informacion i tillë është bërë i ditur nga vetë lojtari, i cili në një prononcim për gazetën “Lajm” ka pohuar se nga dita e enjte do të jetë pjesë e skuadrës nga Tetova.

“Pas disa bisedave me drejtuesit e klubit më në fund vendosa që të veshi fanellën e Shkëndijës, ambiciet e të cilëve janë plasmani në elitën e futbollit të Maqedonisë. Shpresoj se do të mund të ndihmojë ‘kuqezinjtë’ drejtë synimeve të tyre dhe në fund të sezonit të gjithë së bashku t’i gëzohemi suksesit”, ka thënë Halimi, për shërbimet e të cilit ishin të interesuara edhe disa skuadra tjera të Ligës së parë të Maqedonisë. Halimi në radhët e Shkëndijës vjen nga skuadra e Ligës së dytë të Greqisë, Kastoria.

E Premte, 20 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›