E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela Te Karlsruhe ose e le futbollin

Ervin Skela mund te firmose per Karlsruhen ne muajin janar. Rolin e ndermjetesit po e ben pikerisht trajneri i skuadres Uve Rapolder. Ky i fundit ka nje miqesi te vjeter me Skelen dhe njihet si miku i shqiptareve per shkak te raporteve te shkelqyera qe ka pasur ne te kaluaren edhe me Fatmir Vaten. Shpresoj te shkoj te Karlsruhe ne muajin janar. Me trajnerin e kesaj skuadre jam mik prej kohesh dhe duke qene se ai kerkonte nje mesfushor me tiparet e mia u shpreha i gatshem qe te mund te luaja ne kete ekip. Ka pasur bisedime edhe me drejtuesit e klubit por ende nuk kam marre nje pergjigje. Nese kjo gje nuk realizohet dhe une nuk do te mund te gjej nje skuader deri ne fund te janarit atehere edhe mund te terhiqem perfundimisht dhe te hyj ne nje kurs per trajner eshte shprehur fantazisti i Kombetares shqiptare per Panorama Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›