Sinani Me Dinamon do lajme hesapet
Ne fakt kampionet ne fuqi u kane shkaktuar shkodraneve ne fazen e pare nje nga humbjet me te turpshme ne stadiumin Loro Borici me shifrat 4-0. Megjithate tashme gjerat kane ndryshuar dhe kuqeblute vijne ne kete ndeshje me tri pike me shume se Dinamo. Kapiteni dhe golashenuesi me i mire i skuadres Sinani pohon ne nje bisede per Panorama Sport se tashme jane blute ata qe duhet ti tremben Vllaznise. Ne nuk i druhemi aspak Dinamos edhe pse kemi nje kujtim shume te hidhur kunder kesaj skuadre. Une jam i bindur se ekipi ka aq forca qe te vazhdoje ecurine pozitive. Tashme nuk jemi si ne takimin e fazes se pare. Edhe Dinamo nuk ka treguar se eshte e pathyeshme. Kam bindjen se ne Tirane kete here
do te fitojme ne eshte shprehur fillimisht emblema e futbollit shkodran.
Vleresimi - Edhe pse ne pozita jo komode dhe pas disa humbjeve radhazi serish Dinamo vleresohet ne maksimum nga shkodranet. Sinani e pranon se ky ekip pertej momentit te keq ka shume vlera. Natyrisht qe ky takim do te jete i veshtire per ekipin tone. Madje mund te them se eshte me i veshtiri ne keto takimet e fundit por gjithsesi ne jemi gati per te lare hesapet. Dinamo ka shume emra kualitative ne perberje dhe kjo veshtireson shume ambiciet tona per te marre me te miren ne kete sfide. Rezultatet e fundit te Dinamos nuk kane qene shume favorizuese per ne sepse kete here blute do te kerkojne medoemos suksesin. Megjithate sic e thashe edhe me lart kjo nuk na tremb por mbi te gjitha na motivon dhe na ben qe te luajme me lirshem vijon kapiteni.
Presioni - Klubi shkodran dhe mbi te gjithe lojtaret kuqeblu kane hequr nje barre te madhe pas perfundimit te takimit me Skenderbeun. Per ta ka qene ndoshta ndeshja me e veshtire qe nje skuader mund te luaje ne fushen e vet. Dhe kur kete e thekson edhe nje prej lojtareve kryesore te skuadres gjithcka behet e besueshme. Sinani duke komentuar fitoren ndaj korcareve ka thene se Vllaznia kaloi nje presion te papare. Kemi kaluar nje takim te mbartur me shume tension para tij. Per ne mund te them se ka qene sfida ku tensioni ka qene i paimagjinueshem nga te gjitha anet perfundoi sulmuesi i kuqebluve.