Platforma Brace PS te ndahet qarte nga biznesmenet
Zoti Brace ju keni hartuar nje platforme antikorrupsion nisur nga hulumtimi qe ju keni kohe qe i beni procedurave te privatizimit te ndermarrjeve apo pasurise publike nga zyrtare te larte apo familjare te tyre. Nuk eshte vone
Se pari dua te them qe nuk eshte nje platforme e plote ende. shte nje dokument angazhimesh parimore qe reflekton mbi praktikat korruptive ne qeveri e me gjere dhe permban 6 pika te thjeshta por konkrete
1. Ndeshkimi i zyrtareve te cdo niveli qeverises si detyrim politik e ligjor te
rithemeloje kulturen e ndeshkueshmerise administrative e penale per favorizuesin ushtruesin perfituesin nga korrupsioni pa i ndare ne tanet te kundershtarit apo te perbashket.
1.1. Ky ndeshkim te shoqerohet me ndryshimet e domosdoshme ligjore qe mundesojne ndeshkim me te rende per nivelin me te larte te zyrtarit te perfshire ne korrupsion.
2. Ndeshkimi i zyrtareve te cdo niveli qeverises te lehtesohet nga zhveshja e zyrtareve prej imunitetit ligjor e mbrojtjes politike - favorizues e mbrojtes deri me sot duke nisur qe nga momenti i hapjes se hetimeve per te cilat duhet te jene te
papenguara politikisht apo ligjerisht.
3. Ndeshkimi i zyrtareve te cdo niveli qeverises te shtrihet ne produktin e korrupsionit konfiskimin shtetezimin dhe kthimin e publikut te cdo pasurie te paligjshme te politikaneve vendimmarres zyrtareve me pergjegjesi administrimi klienteve te tyre perfitues vene permes akteve korruptive zhvatjes dhe tjetersimit te pasurise publike parave publike kontratave koncensionare favoreve te qellimta fiskale.
4. Te ndertoje nje marredhenie te re ligjore e administrative me sipermarrjen duke u vendosur qarte si nje alternative qe krijon mundesi me rregulla ligjore te drejta e te barabarta te taksimit e konkurrences ndarjes se kontratave qeveritare pasurise dhe lejeve koncesionare te perdorimit te pasurise publike pra nje parti e ndare qarte nga sipermarrja dhe interesat e ngushta te saj qe nuk e ben kliente sipermarrjen qe nuk tregton shet tjeterson vendimmarrjen politike dhe administrative tek sipermarrja kliente me qellimin e vetem perfitimet e paligjshme.
4.1 Perfaqesimi politik me sipermarrjen ne nivel vendor apo qendror duhet te ndodhe me kushtin e patjetersueshem te heqjes dore me pare nga
- cdo interes privat individual apo i familjes biologjike - ne konflikt interesi me detyren politike e administrative
- cdo prone e paluajtshme apo pasuri e luajtshme individual apo i familjes biologjike qe krijohen dhe shtohen direkt apo indirekt- ne konflikt interesi me detyren politike e administrative.
5. Te mbroje pronen publike nisur nga parimet e interesit publik sherbimit publik eficiences se shfrytezimit te burimeve ekonomike kombetare dhe mbrojtjes se mjedisit. Ne besojme ne interesin publik dhe percaktojme sherbimin publik si detyrimin tone primar.
Prona publike eshte menaxhuar ne kundershtim me interesin publik eshte keqperdorur eshte vjedhur eshte dhene ne perdorim eshte shitur jo si nevoje e zhvillimit strukturor ekonomik por si nevoje per para ne kushtet e nje borxhi te larte publik apo si nevoje e nje regjimi te korruptuar per pasurim. Kunder cdo parimi madje dhe kunder parimeve liberale ku thote se mbeshtetet regjimi i sotem kur nje sere monopolesh shteterore i ka transferuar si te tille tek privati.
Partia Socialiste eshte kunder ketij privatizimi dhe do te ndale cdo praktike te tille qe ndodhet ne proces e qe eshte haptazi ne kundershtim me interesin publik apo e korruptuar.
Shitja e prones publike apo dhenia ne perdorim e burimeve ekonomike-kombetare permes privatizimit dhe kontratave koncesionare- vecmas ne sektore strategjike te ekonomise se vendit nafte energji minerale do te rishikohet rivleresohet dhe kthehet publikut ne rast se
jane shkelur procedurat ligjore apo kontratat
ne rast se analizohet dhe provohet se akte te tilla kane cenuar interesin publik dhe ekonomine kombetare
ne rast se kane qene produkt i praktikave klienteliste e te korruptuara ku perfitues kane qene politikane vendimmarres zyrtare me pergjegjesi administrative familjare te tyre kliente te njohur e te perfshire ne blerjen e vendimmarrjes shteterore.
6. Te njohe ktheje kompensoje dhe garantoje pronen private dhe te drejtat e perdorimit te saj te vena ne rrezik nga nje pushtet i korruptuar qe grabit cilindo me ligj e me vule.
Partia Socialiste angazhohet te ktheje ne kushtetutshmeri procesin te rishikoje analizoje denoncoje dhe ktheje tek i zoti
- cdo prone te grabitur me vendime administrative te politikaneve e zyrtareve te korruptuar
- cdo prone te shpronesuar padrejtesisht nga regjimi ne favor te interesave private te kujtdo sipermarrjeje.
Se dyti i drejtohet Partise Socialiste jo vetem udheheqjes se saj. Une besoj se dokumenti adreson shqetesimet e cdo socialisti dhe synon te definoje parimet politike programore te PS ne raport me korrupsionin dhe betejen jetike kunder favorizuesve ushtruesve perfituesve dhe produktit te korrupsionit. Ky dokument eshte nje pergjigje ndaj zhgenjimit te madh qe korrupsioni i 2001-2005 u solli socialisteve si dhe nje garanci e ndershme se nje kaste e tille nuk do te riciklohet me ne vendimmarrje
Se treti i drejtohet cdo qytetari shqiptar qe ka vendosur te jetoje ndershem ne kete vend dhe lufton per nje te ardhme te tille per femijet e tij. do shqiptar ndihet sot i sfiduar nga korrupsioni dhe i pamundur te perballet me te. I nenshtrohet dhe poshterohet Korrupsioni ne kete vend ka shume para por mbi te gjitha shume pushtet politik dhe vendimmarres Ky dokument merr persiper qe PS te perfaqesoje por edhe te luftoje me cdo shqiptar qe nuk do ti nenshtrohet korrupsionit.
Se katerti besoj se ky dokument angazhues e parimor eshte ne kohen e tij. Sepse tani sistemi demokratik dhe ekonomia e tregut eshte ne rrezik prej korrupsionit.
Sistemit kushtetues qe ka ne thelb lirite politike te mendimit te shprehjes te zgjedhjes me vote te lire te drejte e te barabarte lirite ekonomike aksesin e lire dhe te barabarte ne burimet e ekonomise kombetare dhe ne tregjet e transaksioneve tregtare po sfidohet hapur nga nje sistem kriminal i nje grushti politikanesh qe po kufizon deri ne eleminim me akte e vendime qeveritare lirite politike-vecmas ate te shprehjes dhe te zgjedhjes me vote lirite ekonomike-vecmas lirine e perdorimit te burimeve te ekonomise kombetare dhe te konkurrences ne treg
Politika eshte sot biznesi me i madh ne vend. Ajo kontrollon cdo te mire publike cdo kontrate publike cdo licence e leje per te ushtruar aktivitet sipermarres ne forme koncesionare apo teresisht te pavarur cdo ankand publik duke leshuar vit pas viti prona publike dhe hequr dore nga cdo interes publik.
Politika po korrupton sipermarrjen dhe ka kontroll te plote mbi te. Vendimmarrja shteterore politike apo administrative por edhe ligjberja gjithnje e me shume eshte e kushtezuar nga keto interesa.
Qytetari nuk perballet dot me kete sistem po i nenshtrohet. do sherbim cdo e drejte cdo pasuri publike ne shitje cdo kontrate me vlere te vogel apo te madhe monetare merret vetem permes ketij sistemi. Ky sistem eshte thelbi i krizes aktuale. Ky sistem mbeshteti financiarisht vjedhjen e votes. Ky eshte sistemi qe i mohon cdo shqiptari te vendose me vote per qeverine dhe politikat qeverisese ne te mire te tij. Heqja e lirise se zgjedhjes mbron kete sistem kriminal. Per kete arsye regjimi i dale nga ky sistem duhet luftuar
Perse ky hezitim per te bere nje platforme antikorrupsion dokumentin me te rendesishem ne betejen politike ne nje kohe kur dhe progres-raporti i Komisionit Europian evidenton shkallen e larte te korrupsionit si nje nga arsyet e refuzimit te statusit te vendit kandidat
Te jemi te ndershem Korrupsioni i llahtarshem i ketyre 5 vjeteve nuk eshte pergjegjesi e Partise Socialiste. Dua ta nenvizoj kete sepse me duket sikur po na tregoni qe Sali Berisha dhe sistemi qe ka ndertuar vjedhin Nuk eshte keshtu
Pergjegjesite jane te ndara. Ka 5 vjet qe Sali Berisha ka marre paqesisht me pare e me dhune se fundi pergjegjesine te administroje me ndershmeri bazuar ne ligj e praktikat me te mira burimet ekonomike kombetare. Nuk ka bere kete. Nje Shqiperi e tere eshte shitur apo po jepet ne perdorim permes praktikes OPEN BAR d.m.th paguaj kryeministrin dhe merr cte duash. Nje sistem drejtesie i pavarur funksional dhe efikas eshte luftuar fort aq sa tani nuk eshte. Ndaj ne vend ka zene rrenje kultura e pandeshkueshmerise dhe padrejtesise.
montimi i ketij sistemi eshte beteja jone parimore dhe karakteriale.
Ky dokument nuk synon te permiresoje qeverine e korruptuar te Sali Berishes. Nga gjithe dokumentet e praktikave korruptive qe kam studiuar qeveria e Sali Berishes eshte thelbi i sistemit kriminal te korrupsionit ne kete vend. Po e perseris Qeveria e Sali Berishes duhet luftuar me vendosmeri e ndershmeri
Serish kaq nuk mjafton PS duhet ti garantoje cdo shqiptari se do te cmontoje e ndeshkoje kete sistem Pajtimi Kombetar me korrupsionin si ne vitin 97-te nuk duhet te ndodhe me Nuk duhet te fale kerrkend duke nisur nga cdo mandatar socialist qe shkel besimin e socialisteve dhe shqiptareve te cilet e kane votuar deri tek sistemi i Sali Berishes. Nuk do te na i fale me kush nese kjo zevendesohet me Pajtim
Prane PS ju keni drejtuar grupin e punes qe do te bente skanimin e qeverise dhe do te evidentonte te gjitha aferat korruptive te saj. Duket se ka nje stopim te ketij aktiviteti pasi akuzat e fundit kane qene ato ndaj ministrit te Shendetesise Vasili dhe nuk ka me akuza ndaj kabinetit qeveritar. shte kjo nje strategji
Ai grup ka bere nje pune te madhe serioze konkrete efikase te ndershme dhe te pakontestuar. Puna ka vijuar me te njejtin perkushtim dhe seriozitet.
Me lejoni tju tregoj se
eshte e plote dosja qe deshmon sesi drejtori i ri i KESH emeruar dhunshem ne ate detyre ka keqmenaxhuar kaskaden e Drinit vecmas liqenin e Fierzes i cili ne fund qershori ka qene ne nivelin 296 metra prodhimin dhe eksportin- nga qershori eshte ulur kur liqenet kane qene plot studimet dhe investimet nga qershori jane anuluar
eshte e plote dosja qe deshmon sesi ministri i Ekonomise ka amenduar nje kontrate koncesionare me e madhja ne nxjerrjen e kromit duke shmangur totalisht Parlamentin e Ministrine e Financave dhe favorizuar me disa milione euro nje kompani qe ka shkelur cdo nen te asaj kontrate. Nderkohe minatoret jane ata qe kane paguar me jete kete faj ekonomik
eshte e plote dosja qe deshmon sesi Ministria e Ekonomise ka leshuar pa asnje kriter ose me mire ka leshuar ne baze te kriterit politik dhe korruptiv qindra leje minerare per te shfrytezuar burimet ekonomike kombetare duke sjelle nje dem kolosal per interesin publik dhe pasurim kolosal per interesin privat
eshte e plote dosja sesi Enti Rregullator i Energjise ka amenduar kontraten e shitjes se OSSH tek CEZ aneksin Deklarate Rregullatore duke shmangur totalisht Parlamentin dhe favorizuar me disa milione euro kompanine CEZ e justifikuar tashme ne kerkesat e vazhdueshme per rritje te cmimit per shqiptaret
eshte e plote dosja qe deshmon sesi ministri i Ekonomise perkunder kerkesave te Agjencise se Prokurimit Publik vendos te favorizoje haptazi me bonus kompanine e familjareve te nje deputeti te Parlamentit kur ajo kompani nuk kish marre fare pjese ne fazen parakualifikuese
eshte e plote dosja qe deshmon sesi ministri i Ekonomise Keshilli Mbikeqyres i ALBPETROL perkunder refuzimit te hapur te Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore refuzuan cdo oferte per ti dhene pa gare 4 nga 6 vendburimet e naftes ne vend permes planeve te refuzuara por te miratuara ne heshtje familjes se nje tjeter deputeti te Parlamentit
eshte e plote dosja qe deshmon sesi kryeministri mori cdo vendim me qellim krijimin e mundesive qe ish-keshilltari i tij publik Damir Fazllic permes kompanive qipriote te ngreje ne 60 ha toke ne Porto Romano nje superpontil te naftes benzines etj
- eshte e plote dosja qe deshmon sesi kryeministri mori cdo vendim per ti dhene leje ndertimi klientit te tij publik per te ngritur ne Hamallaj nje qytet te ri ne 1 milion meter katror ne kundershtim haptazi me ligjin madje ne kushtet kur vete ministri i Bujqesise deshmon zyrtarisht se per 40 te siperfaqes nuk ka pronesi mbi token
eshte e plote dosja qe deshmon sesi Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve nen ndikimin direkt te kryeministrit dhe ministrit te Ndertimit favorizuan nje kompani familjare te ministrit ne ndertimin e lotit te pare te rruges Unaza e Re Sauk-Mullet e ku diferenca ne cmim mes kesaj kompanie dhe asaj te perjashtuar eshte 4 miliard leke
eshte e plote dosja qe deshmon sesi Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve nen ndikimin direkt te kryeministrit dhe ministrit te Ndertimit favorizuan nje tjeter kompani kliente te kryeministrit-pa kapacitete teknike e pa pervoje ne ndertim rrugesh- ne dy lote te rruges Plepa-Rrogozhine nderkohe qe rruga ka thyer cdo afat te shpallur per te perfunduar
eshte e plote dosja sesi guvernatori i Bankes se Shqiperise dhe ministri i Financave u perfshine ne operacionin e Financimit te Buxhetit ne Nevoje per Para permes shit-blerjes se hotel Dajtit ne nje praktike totalisht skandaloze
eshte e plote dosja qe deshmon sesi pas nderrimit te qeverise familjari i ministrit te Integrimit merr cdo vit financim publik nga Ministria e Kultures per aktivitetin e tij privat te
panderprere e nga i cili deshmon se merr gati 50 mije euro fitim cdo vit
eshte e plote dosja qe deshmon sesi me vullnetin e qeverise ndikimin e Ministrise se Drejtesise ne mungese te nje vendimi te shkalles se fundit te gjyqesorit eshte regjistruar nje siperfaqe marramendese toke e grabitur ne Bashkine e Himares justifikuar si pronesi e nje doktori te lashte qe ne vend te parave per vizitat mjekesore u merrte fshatareve rrenje ullinjsh
eshte nen verifikim dosja e ahengjeve dhe spoteve televizive te porositura nga qeveria nga viti 2007 ne vitin 2010
eshte nen verifikim dosja e shpronesimit te pronareve te vjeter ne zonen Orikum-Karaburun per interesa te nje lejeje koncensionare per ndertimin e nje parku qe po zgjerohet cdo dite me vendime te kryeministrit
eshte nen verifikim dosja e marreveshjeve te reja hidrokarbure per kompanine SKAY ne zonen e Dumrese pas nje bllokimi e riaktivizimi se fundmi
Vala e re e transparences mbi aktet korruptive te qeverise do te kaloje neper keto ceshtje. Ne kemi gjithe vendosmerine tu tregojme shqiptareve cpo ndodh me pasurine kombetare ne kete vend.
Ky proces kerkon kredibilitet do te thote ti jape pergjigje pyetjes mbareshqiptare Ju cdo te beni me keto akte korruptive Dokumenti qe une kam propozuar i jep kredibilitet ketij procesi. Ne ane tjeter ky proces duhet te kulmoje ne Kuvend Ne nuk duhet te biem pre e kurthit te Sali Berishes per te na nxjerre nga Kuvendi. Kuvendi duhet shperbere duke treguar nga foltorja e tij per shqiptaret kush po e vjedh Shqiperine dhe po rrezikon sistemin demokratik
Ju ne kongresin e fundit te PS-se keni folur per nje fenomen qe e keni konsideruar te rrezikshem per PS perfshirjen ne kete parti te individeve shume te pasur te ardhur nga biznesi me brilantine dhe me makina disa milioneshe qe nuk kane lidhje me elektoratin e saj te varfer dhe te mesem. Sa u degjua kjo kambane dhe sa rrezik ka qe ky fenomen te shtrihet dhe ne pushtetin vendor ne zgjedhjet e ardhshme te 8 majit
Shikoni une nuk kam fobi ndaj shtetasve te pasur. Une kerkoj qe politika si sherbim publik te ndahet qartesisht nga interesi privat. Pra te ndahet politikani nga biznesmeni. Ju tregova me siper se politika eshte sot biznesi me i madh ne vend qe konkurron dhunshem deri lufton dhunshem cdo sipermarrje te ndershme duke shkaktuar deme te pakthyeshme tek prodhuesit. Kjo ka bere qe sipermarrja te synoje e te behet pjese e politikes nisur nga interesi i saj gjithnje jo per ta permiresuar ate. Kjo po e ben politiken nje biznes privat thellesisht te shkeputur nga sherbimi ndaj njerezve. Njeheresh ka kufizuar edhe me lirine ekonomike e konkurrencen ne tregje. Kjo po ben dem te madh.
Ne kontekstin e PS dua te sqaroj
Se pari une kam propozuar ndertimin e nje marredhenieje te re transparente e te ndershme me sipermarrjen. 95 e sipermarrjes sot kerkon mundesi te barabarta ne treg dhe ne aksesin ne burimet ekonomike kombetare. Nuk kerkon te kthehet ne kliente te politikes te paguaje harac tek politika apo te behet pjese e saj per diktuar vendimmarrjen politike vetem ne favor te ngushte te saj.
Se dyti une kam propozuar qe ne rastet kur politika perfaqesohet me sipermarrjen atehere ky proces duhet te kaloje permes kushtesh qe e zhveshin biznesmenin nga qellimet ne permbushje te interesit privat permes politikes dhe fuqise se saj vendimmarrese.
Ne anen tjeter ajo qe kam thene ne Kongresin e PS eshte shume e qarte Shqiperia e shqiptaret kane nevoje per nje parti te majte Nje parti qe perfaqeson gjithnje e me shume interesat e shqiptareve te zakonshem te papuneve te pamundurve punetoreve bujqve mesuesve edukatoreve infermiereve mjekeve studenteve ushtarakeve policeve sherben per ta e krijon mundesi te barabarta per te gjithe duke perfshire edhe sipermarresit e vegjel e te mesem vecmas prodhuesve brenda principeve te se majtes demokratike. Por mbi te gjitha nje parti ku qytetari behet politikan e politikani mbetet qytetar
Aristir Lumezi