Ervin Skela kapiten, dhe gol ne Azerbajxhan
Ne miqesoren e djeshme te kombetares sone, ndaj Azerbajxhanin, Ervin Skela mbajti shiritin e kapitenit dhe madje realizoi edhe golin e barazimit. Ne mungese te kapitenit Altin Lala dhe te zevendes-kapitenit Lorik Cana, ishte ne dileme, deri ne diten e ndeshjes lojtari qe do te mbante shiritin e kapitenit te ekipit tone kombetar. Trajneri holandez Ari Han beri nje analize me ekipin e tij para ndeshjes, gjate se ciles percaktoi edhe emrin e Skeles si lojtarin e duhur per te mbajtur shiritin e kapitenit ne miqesoren me azerbajxhanasit. Ervin Skela, aktualisht lojtar i Enerxhi Kotbus ne Bundesligen gjermane, vetem dy dite para ndeshjes mbushi 32 vjec dhe e festoi pervjetorin bashke me ekipin kombetar. Skeles i besohet per here te pare shiriti i kapitenit te ekipit kombetar.