Ervin Skela pranë italianëve të Kaljarit
Mediat italiane raportojnë se skuadra nga Sardenja ndodhet në krye të listës për të marrë shërbimet e futbollistit të kombëtares shqiptare, i cili aktualisht po stërvitet me skuadrën e dytë të Bajer Leverkusenit.
Fillimisht në mediat gjermane u përfol se Skela mund të nënshkruante me Bajerin në bazë të paraqitjeve, por drejtuesit e klubit deklaruan se nuk kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë.
Kaljari është në kërkim të lojtarëve për repartin e mesfushës, dhe Ervin Skela shihet si një nga zgjidhjet e mundshme. Ndërkohë, vlonjati kërkohet edhe nga skuadra turke e Trabzonsporit.
Ervin Skela është aktivizuar edhe më parë në Serinë A italiane, pikërisht me skuadrën e Askolit, me të cilën nuk është se shkëlqeu, për shkak dëmtimesh.