Lamtumirë "4 Dëshmorëve", Topi: Të zbardhet ngjarja
Vetë Presidenti Bamir Topi zhvilloi pas mesdite homazhe në nderim të katër policëve të rënë në krye të detyrës një ditë më parë dhe më pas, në një prononcim për mediat, deklaroi se “institucionet e specializuara duhet të bëjnë zbardhjen e plotë të këtij momenti tragjik për të dhënë edhe njëherë mesazhin e fortë që duhet të vij nga çdo institucion për vendosjen e ligjit në çdo lloj strukture të shtetit shqiptar”.
Kreu i Shtetit ngushëlloi dhe një herë familjarët e punonjësve të policisë, Drejtues Fatos Xhani, kryeinspektorët Kastriot Feskaj, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari, të cilët ranë në krye të detyrës në plazhin Iliria në Durrës, në përpjekje për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti.
Ai shprehu gjithashtu "solidaritetin e plotë për forcat e rendit dhe për të gjithë ata që punojnë në çdo sekondë të 24 orëshit për vendosjen e rendit në çdo qelizë të vendit tonë".
Dita e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare nga Këshilli i Ministrave, ndërsa katër punonjësit e policisë janë shpallur Dëshmorë të Atdheut dhe do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.
Homazhet në nderim të 4 policëve të vrarë u zhvilluan nga ora 11:20-13:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Për mbi një orë e gjysmë disa qindra qytetarë, personalitete të larta të shtetit, mes të cilëve Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përfaqësues të forcave politike etj, nderuan kujtimin dhe veprën e 4 Dëshmorëve të Atdheut.