E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana nënshkruan me francezin Mohelebi

Mesfushori 25-vjeçar është aktivizuar edhe më parë me kryeqytetasit, në sezonin 2007-2008. Ai bëhet lojtari i tretë i huaj në radhët e kampionëve, pas portierit maqedonas Korunovski dhe mbrojtësit nigerian Abraham.

Trajneri kroat Ilija Lonçareviç do të shpallë sot në mbrëmje edhe listën e  25 lojtarëve që do të përbëjnë skuadrën e Tiranës në sezonin e ri. Ky sezon për kampionët e vendit do të startojë më 16 gusht, me sfidën e Super Kupës së Shqipërisë përballë Flamurtarit të Vlorës, një takim që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
    
Sot në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stermasi”, Tirana do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Kastriotin e Krujës, ndërsa nesër do të udhëtojë në drejtim të Fierit për të luajtur në trofeun “Majaçi”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›