Ervin Skela vazhdon stërvitjen me Koblenz

Ervin Skela vazhdon të stërvitet me skuadrën e Koblenz në pritje të një destinacioni të ri për sezonin e ardhshëm. Koblenz ka zhvilluar një miqësore me skuadrën e Këlnit dhe Skela ka gjetur rastin më të mirë për t'i lëshuar sinajle drejtuesve të kësaj skuadre. Skela në rolin e analistin është shprehur se Këlni ka nevojë për një mesfushor cilësor. Ervini ende nuk e ka gjetur skuadrën për sezonin e ardhshëm edhe pse ka pasur nëj sërë ofertash.