Fullani : Rritja ekonomike e 2009-ës, do jetë e ulët

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në raportin për stabilitetin financiar për vitin 2008-të tha se ky vit do kujtohet si viti i krizës së madhe financiare në mbarë botën. Sipas tij, vendi ynë në fillim të vitit u ndikua shumë nga kriza financiare për dy arsye, "Ekspozimi i sistemit tonë ndaj produkteve të institucioneve financiare që ishin në qendrës të krizës dhe ekspozimi i ulët huamarrës në tregjet e huaja". Sipas tij, në vitin 2009- të do të ketë ngaladësim ekonomik të vendit. "Rreziku më i madh për këtë vit do jetë rritja e ulët ekonomike, dhe kjo për shkak të rënieve të ardhuarave të agjentëve të brendshëm ekonomik", tha Fullani. Sipas guvernatorit të BSH-së, pritet të ketë ngadalësim të aktivitetit ekonomik. "Sektori i ekonomisë po ndesh vështirësi", tha Fullani. Sipas tij, Banka e Shqipërisë ka marrë masa për të stabilizuar situatën ekonomike në vend.