Panama, policia sekuestron 2.3 ton kokainë

Policia panameze deklaroi se sekuestroi 2.3 ton kokainë gjatë dy operacioneve të njëkohshme dhe se arrestoi 3 persona.
Gjatë dy operacioneve të cilat u zhvilluan në provincën e Colon dhe në qarkun e La Chorrera, një armë e tipit "AK-47" u konfiskua gjithashtu së bashku me 3 automjete të përdoruara për trafikun e drogës.
" Në përfundim të dy operacioneve të njëkohshme të ndërmara në provincën e Colon dhe në qarkun Chorrera ne arritëm të kapim 2355 kg kokainë dhe të arrestojmë tre persona. Gjatë operacionit të policisë në gjithashtu konfiskuam një pushkë "Ak-47" dhe tre automjete të përdorura për trafikimin e drogës", tha Drejtori i Policisë, Gustavo Perez.
Rreth 2.1 ton kokainë u gjet në 87 pako të fshehura me kujdes në shkurre në Colon. Pjesa e mbetur u gjet e fshehur në një mbajtëse metalike në brendësi të kabinës së një furgoni të bardhë në La Chorrera.
"Kjo sasi droge u gjet në shtrirjen e Atlantikut, një vend i përdorur kryesisht për trafikimin e drogës nëpërmjet barkave të shpejta nga Kolumbia drejt Meskikës dhe më pas drejt Shteteve të Bashkuara.", tha prokurori i drogës në Panama, Javier Caraballo.
Policia arrestoi dy meksikanë të cilët shoqëroheshin nga një panamez.
Trafikimi i drogës është një problem në rritje në Panama, e cila kufizohet në veri me prodhuesin e kokainës, Kolumbinë.
Në vitin 2007, zyrtarët e SHBA-së dhe ata të Panamasë konfiskuan 11.4 ton koakinë me vlerë rreth 200 milionë dollarë gjatë një operacioni me anije të SHBA, një nga konfiskimet më të mëdha në Amerikën Qëndrore.