Erzen Breçani bën thirrje: Të shporrim Edi Ramën, këtë Hitler të shqiptarëve
Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, tropojani i njohur për sulmet e tij ndaj medias, ka bërë thirrje në rrjetin social, Facebook, për rrëzimin me dhunë të Edi Ramës, të cilin e quan edhe Hitler.
Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, doktor Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë. Ne që dikur studentë të 91 shembëm diktaturën enveriste, do gjejmë forcë dhe optimizëm, do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët, shkruan Breçani./ep