Servet Pëllumbi: Do të doja që ikja e Berishës të ishte reale, jo fiktive
Ai njihet si profesori i socialistëve dhe të hënën ka qenë i gëzuar, pasi partia e tij festoi fitoren dhe 22- vjetorin.
Por Servet Pëllumbi ka edhe një merak në lidhje me Partinë Demokratike.
Do të dëshiroja që dorëheqja e Berishës të ishte reale, jo fiktive. Do të dëshiroja që Partia Demokratike pa Berishën të bënte analizat, të bënte reformimin e saj sepse ajo është një pasuri kombëtare. Ndërsa me Berishën nëpër këmbë, siç thotë populli, vështirë se do ta bëjë, tha Pëllumbi për Shekullin.
Sipas tij, Rama është rritur e pjekur për të bërë rolin e kryeministrit, ndërsa Meta do të bashkëpunojë me Ramën./ep