E Diel, 1 Nëntor 2026

Sokol Olldashi zyrtarisht shpall kandidaturën për kreun e PD

olldashiMinistri i Transporteve, Sokol Olldashi, që një ditë më parë pati një takim me kryeministrin Sali Berisha, ka dalë në selinë e Partisë Demokratike, duke bërë të ditur kandidimin e tij për drejtimin e selisë blu.

“Pas shumë e shumë takimesh me përfaqësues të strukturave bazike të partisë dhe pas takimit që zhvillova dje me kryetarin Sali Berisha, i jam drejtuar kryesisë së partisë me kërkesën për regjistrimin e kandidaturës për garën e shpallur për kryetarin e Partisë Demokratike. Hyj në garë duke përfaqësuar militantët e PD-së, me krenari se jam pjesë e opozitës së kësaj partie në vitet para 2005-ës dhe pjesë e arritjeve të kësaj qeverie. Hyj me shpresën që opozita sot të jetë shumicë nesër. Besoj se proceset zgjedhore nuk janë pazare dhe shumica e shqiptarëve besojnë në moralin për të çuar vendin përpara, u shpreh Olldashi për mediat.

Olldashi ishte përfolur si një kandidat i mundshëm për këtë garë, ndërkohë që Panorama raporton se Arben Imami, një tjetër kandidat i përfolur, nuk do jetë pjesë e garës./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›