E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erzen Breçani do transferohet në Dibër, në vendin e tij Arben Hysenaj

TIRANË-Ashtu siç ishte paralajmëruar ndryshimi i qeverisë u shoqërua edhe me lëvizje të reja në strukturat e policisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka emëruar sot si zv/drejtor të Policisë së Tiranës, z.Arben Hysenaj, i cili do të zëvendësojë në këtë post, Erzen Breçanin.

Emërimi i ri vjen pas marrjes së detyrës nga ana e ministrit të ri të Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili ka dhe tagrin ligjor për emërimet e zëvendës/drejtorëve.

Ndërkohë mësohet se Erzen Breçani do të transferohet në Dibër, ku do të mbajë postin e zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë. Zoti Breçani nuk pranoi që të komentonte për transferimin, duke theksuar se nuk ishte ende në dijeni për urdhrin. Megjithatë Breçani theksoi se do të shërbejë në radhët e policisë kudo që do të emërohet.

(e.m/er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›