E Enjte, 5 Nëntor 2026

Erzeni-Korabi, kryesfida e javës së tetë

Kategoria e Parë e ka nisur të shtunën javën e tetë për ta mbyllur të dielën, edhe sepse një pjesë e mirë e skuadrave kanë qenë të përfshira në Kupën e Shqipërisë. Sfida Maliqi – Butrinti ishte hapësja e javës së tetë, ndërsa në fund të 90 minutave, që janë luajtur në Bilisht, është fiksuar barazimi 1-1. Ivani në të 8’ për Maliqin dhe Hyska në të 21’ për sarandjotët dhe në fund nga një pikë për secilën skuadër. Butrinti me 11 pikë, edhe falë golaverazhit më të mirë se sa Besa, që ka po të njëjtën kuotë pikësh me bregdetarët, ngjitet në vendin e gjashtë në renditje. Ndërkohë maliqarët barazohen në pikë me Pogradecin.

Në javën e tetë sfida më interesante është ajo mes Erzenit e Korabit, teksa në Shijak përballet ekipi i vendit të dytë me atë të katërt. Tanimë duket sikur luhet për vendin e dytë në renditje, sepse kryesimi është zaptuar nga Bylisi, që këtë fundjavë ka një transfertë jo të pakalueshme ndaj Vorës. Të lehta në letër sfidat Apolonia – Besëlidhja, Burreli – Pogradeci e Lushnja – Turbina. Por më të ekuilibruara Shkumbini – Besa e Tërbuni – Tomori, katër ekipe që vijojnë të kërkojnë pikë javë pas jave. Një javë e tetë interesante e që duhet ndjekur deri në fund, ndërsa ky është kalendari i kësaj të diele të Kategorisë së Parë.

JAVA VIII

E shtune

MALIQI – BUTRINTI           1-1

E diel(Ora 14:00)

APOLONIA – BESËLIDHJA             

SHKUMBINI – BESA                        

TËRBUNI – TOMORI                       

BURRELI – POGRADECI 

LUSHNJA – TURBINA                     

VORA – BYLIS                                    

ERZENI – KORABI                            

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›