E Enjte, 5 Nëntor 2026

Barcelona, paraqitje horror: nga 3-0 në 3-3

Barcelona vazhdon të zhgënjejë, duke pësuar një rikthim të pabesueshëm në fushën e Celta Vigo: barazim 3-3 në një sfidë që dukej e fituar. Vendasit mund të kishin kaluar në avahtazh që në minutën e dytë, por Aspas, i vetëm përballë Ter Stegen ka goditur në mënyrë të gabuar. Katalanasit nuk falin dhe zhbllokojnë rezultatin në minutën e 5-të me anë të Ansu Fatih.

Celta Vigo bën lojën, Barcelona golin: Busquets gjen 2-0 në minutën e 19-të, ndërsa goditja me kokë e Depay, kros i Jordi Alba, vlen 3-0, që dukej se mbylli të gjithë sfidën. Celta nuk ndalet dhe arrin të shënojë golin e parë me Aspas në minutën e 52-të. Të zotët e shtëpisë shikojnë tu anullohet një gol i Galhardo për pozicion jashtë loje, por arrijnë të futen në lojë me anë të Nolito, që realizon golin e dytë.

Në minutën e 96-të ka menduar Aspas për të realizuar një barazim të pabesueshëm, 3-3. Një rikthim i merituar i Celta-s, përballë një Barcelone me moralin e rënë. Një ndeshje që dukej e fituar për katalanasit, por që në fund duhet të kënaqen me një pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›